“Belvedere Korça” është një nga komplekset më të reja turistike rezidenciale e projektuar mes gjelbërimit dhe qetësisë së parkut që ofron qyteti i serenatave, ne juglindje te Shqiperise. Rezidenca turistike pozicionohet në mënyrë ideale pranë parkut “Rinia”, dhe fare pranë me pikat kryesore të qytetit, përkatësisht Bulevardi “Republika”, në të cilin ndodhen një shumëllojshmëri baresh, restorante, dyqane, hotele, etj., stadiumi “Skënderbeu”, 2 shkolla të mesme dhe Universiteti “Fan Noli” etj.
Kompleksi turistik rezidencial shtrihet si një oaz qetësie brenda qytetit më të lakmuar për peisazhet e mrekullueshme që ofron kur zbardhet dëbora. Koncepti i rezidences turistike vjen si një shkrirje elegante mes tradicionales dhe modernes, duke i dhuruar banorëve komoditet dhe një jetesë plot stil, për pushime ose për të banuar.
“Belvedere Korça” ofron punime shumë cilësore, të cilat bazohen tek guri i gdhendur me punime dekorative, kolonat e hyrjes, shkallet, grilat prej druri dhe muret rrethuese prej guri, të gjitha keto elemente dekorativ tipik të arkitekturës autentike korçare që ndërthuren më së miri me bashkëkohoren. Ka privatësi të lartë e sistem sigurie 24/7, menaxhim dhe mirëmbajtje gjatë gjithë vitit, mundesi per investim nepermjet programit te qiradhenies. Një ndër vendet ideale për ata që duan stilin klasik të jetesës.
Vilë individuale në shitje 3 katshe me siperfaqe totale ndertimi 215.89 m2 + 194.21 m2 toke me pamje nga te gjitha ambientet nga gjelberimi i parkut Rinia. Ne vile hyhet nga kati i dyte i cili ofron nje ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie dhe 2 ballkone të vogla. Pastaj zbresim ne katin parë i cili përbëhet nga dhomë matrimoniale + tualet brenda + ballkon, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni. Pastaj zbresim ne katin përdhe i cili ofron nje dhomë gjumi, tualet me dritare dhe me dalje në bace. Pasi del ne bace shkon ne nje ambient tjeter i cili ofron nje dhomë gjumi dhe ambient teknik.
Vila ka dhe një parkim të jashtem të përfshirë në cmim. Mundesi shume e mire per banim dhe per investim.