Shitet vile me pamje të mrekullueshme, vetëm 250 M nga ujrat e kristalta të detit Jon, në një oaz qetësie dhe privatësie që ofron rezidenca White Rocks në zonen e Drimadhes së Dhermiut. Rezidenca eshtë një kombinim i bukur i arkitekturës moderne mbi te cilën mbizotëron bardhësia e shkembinjeve të bardhe, natyra e gjelbëruar dhe pamja shumë e bukur. E pozicionuar ne mes te ullinjëve dhe selvive të larta e bën një prej rezidencave të preferuara të jugut të Shqipërisë. Me akses në plazhet private te zones dhe shumë afer me beach bar Pepperoni dhe me restorant Morsi dhe Moyo.
White Rocks, residence banimi dhe turistike ofron 24 orë siguri, mirëmbajtje të ambienteve të përbashkëta me standart, komunitet elitar, sherbime te ndryshme, gjelbërim, qetësi dhe bregdetin e dedikuar. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm në privatësi dhe pranë freskisë së detit.
Vila ofron cilësi të lartë ndertimi dhe me rifinitura të brendshme shumë të mira etj. Është e projektuar me arkitekt të dedikuar dhe e mobiluar me mobilje dhe shtëpiake të markave më cilësore.
Vilë individuale në shitje, 2 katshe me sipërfaqe ndërtimi 106 m2 + 140 m2 bace, dhe me orientimin lindje-jug-perendim. Vila ofron pamje te detit në katin e 2-të dhe pamje nga mali i Llogarase. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, tualeti me dritare dhe veranda. Kati i parë organizohet nga 2 dhoma gjumi dhe 1 tualet i perbashket me dritare. Vila ka dhe 2 vende parkimi. Shitet e mobiluar.
Me çertifikatë pronësie.
Per me shume kontaktoni: +355 69 605 4036