Jepet ambient biznesi me qira, i cili ndodhet në zemër të qytetit të Beratit, te sheshi kryesor, fare afer me institucione shtetërore, banka, shkolla dhe njësi tregtare. Zona është shumë e kërkuar për banim dhe biznese, falë aksesit të lehtë në çdo drejtim dhe infrastrukturës së zhvilluar. Afërsia me lagjen "Mangalem" dhe "Gorica", si dhe me lumin Osum, i jep kësaj prone vlere të shtuar per ushtrim biznesi.
Ambienti i biznesit ka funksionuar për vite si një nga baret-piceri më të njohura dhe më të suksesshme të qytetit.
Ambient biznesi për qira me siperfaqe të brendshme 125 m2, ndodhet në katin e parë të një godine 5-katshe me pamje të plotë nga sheshi kryesor. Ka fasade xhami të tejdukshem 30 m2 (vitrinë ideale për ekspozim dhe reklame). Me hapësirë publike përpara ambientit prej 65 m2, e shfrytëzueshme me leje nga Bashkia konform rregullave ligjore.
Ambienti është i përshtatshëm për bar, restorant, piceri, kafene, pasticeri ose çdo aktivitet tjetër tregtar në zemër të qytetit.
Cmimi është bruto.