Pershkrimi i Prones

Vilat “Forest”, është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive e cila do të ofrojë vila, apartamente, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës. Ka akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

Vilat “Forest” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi Parkun e Liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth. Rezidenca ofron rruge dhe trotuare të gjëra dhe shumë gjelberim.

Rezidenca ofron punime shumë cilësore, projektet e te cilave lejojnë depërtimin e dritës natyrale gjate gjithe kohes, pasi apartamentet kane fasada xhami te medha. Ndarjet e ambienteve jane me mure gipsi, termoizolim dhe zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjike, eshte e rrethuar dhe me siguri maksimale 24/7, me mirëmbajtje te ambienteve të përbashkëta, komunitet i përzgjedhur, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi dhe qetësi. Treguesit e projektit janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit me intensitet ndertimi vetem 0.3. Apartamentet janë shumë funksionale dhe të organizuara shumë mirë dhe me lartesine mbi 3 metra.

Apartament ne shitje 3+1 me siperfaqe neto 111.35 m2 (127.5 m2 bruto) + 145.5 m2 verande e gjelberuar, kati perdhe me orientimin lindje-jug. Organizohet nga ambient ndenje + guzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualeti, 2 dhoma gjumi, tualet dite, depo lavanderi dhe veranda. Me hapësiren e madhe te oborrit që ka apartamenti, është mundesia për të bërë dhe nje pishinë të vogël.

Apartamenti 350,000 Euro + 40,000 Euro per 2 poste parkimi në katin -1

Apartamenti eshte i perfunduar dhe shitet pa rifiniturat e brendshme.

Detajet e Prones

Cmimi €: 350,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+2
Katet: 3
Sip. e brendshme: 111 m2
Sip. Totale: 128 m2
Sip. Toke: 146 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
inf93.construction_year: 2025
Referenca: INF1515

Karakteristikat

inf93.view_to_lake

Vendodhje

Whatsapp