Pershkrimi i Prones

Durres Yacht Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta ne Shqiperi, e cila ofron pamje mahnitëse të detit Adriatik. Dizenjuar për të transformuar qytetin në një destinacion kryesor në bregdetin e Adriatikut dhe i projektuar për të kombinuar arkitekturën bashkëkohore me bukurinë natyrore të bregdetit shqiptar, projekti synon të ofrojë një stil jetese dhe komunitet dinamik, marinë luksoze, komplekse rezidenciale moderne dhe premium, hapësira tregtare e rekreative. Durrës Yachts & Marina do të jetë një atraksion kyç në Mesdhe, ku çdo detaj është krijuar për të përcjellë ndjesi klasi dhe komforti.

Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, Hotele me 5 yje, njesi tregtare & sherbime, Marinen, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta dhe parqe rekreative per femije, plazhe private dhe publike, njesi tregtare dhe sherbime, vende parkimi, pishine, etj.

Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 10 kate + 1 kat parkim nëntokë, me ashensor, ne vijen e pare, vetem 100 metra nga deti.

Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 101 m2 (113 m2 bruto), kati 5, me orientimin jug. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, depo magazinimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon.

Apartamenti eshte premium me pamje ballore nga deti pa asnje pengesë nga të gjitha dhomat.

Mundesi e mire per banim ose investim.

Mundësi për blerje parkimi sipas kërkesës.

Dorezimi brenda Prill 2026

Detajet e Prones

Cmimi €: 399,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 5
Katet: 10
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 101 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
inf93.construction_year: 2026
Referenca: INF1557

Karakteristikat

Pamje nga deti

Vendodhje

Whatsapp