Fshati Folie, i vendosur në gjirin ikonik në formë gjysme hëne të Jales, një nga projektet më të vecanta qe po zhvillohet ne Jug te Shqiperise. Dizenjimi është një kombinim i bukur i arkitekturës moderne, natyrës së gjelbëruar dhe pamjes së mrekullueshme të detit Jon. Është një koncepti ri jetese përmes këtij zhvillimi modern, luksoz dhe të nivelit të lartë, i përbërë nga vila private dhe apartamente buzë detit. Projekti është frymëzuar nga ekologjitë e pasura popullore dhe vendore që gjenden në fshatrat e afërta të Vunoit dhe Dhërmiut.
Fshati Folie do të ofrojë vila private, si dhe apartamente me pamje shumë të bukur nga deti Jon. Ai do të ofrojë hapësira komerciale si dyqane, bare, kafene, restorante, si dhe hapësira komoditeti dhe programe mbështetëse te nje klasi botëror, suitë fitnesi, klube, kazino dhe hapesira eventesh buzë plazhit. Rezidenca do të ofroje 24 orë siguri, mirëmbajtje të ambienteve të përbashkëta me standart, komunitet elitar, sherbime te ndryshme, gjelbërim, qetësi dhe bregdetin e dedikuar vetëm 10 M nga deti Jon.
Vilë 3 katshe ne shitje, me sipërfaqe ndertimi neto 434 m2+ 85.8m2 verande + pishine me siperfaqe 47.5 m2 + 196.5 m2 oborr. Vila ka orientimin jug-lindje dhe me pamje te plote nga deti, me ndricim natyral dhe hapesira te bollshme qe ofrojne komoditet absolut. Nje investim ideal per te shijuar luksin dhe qetesine buze detit Jon. Kati 0 ka dalje direkt te oborr dhe organizohet nga holli, tualeti, sallon ndenje me oxhak funksional, ambient ngrenie, kuzhine e vecante, dy dhoma te vogla dhe lavanderi. Kati +1 perbehet nga 2 dhoma gjumi te bollshme, secila me tualet brenda, dhoma matrimoniale me banjo, garderobe dhe vaske, 2 ballkone dhe depo. Kati +2 organizohet nga nje dhome ndenjie, nje dhome gjumi me banjo, verande e madhe me pamje shume te bukur, dhome teknike dhe parkim i mbyllur.
Kompleksi perfundon ne vitin 2028