Apartament per qira 1+1, i cili ndodhet midis shkollës së mesme “Partizani” dhe shkolles se Kuqe, e cila është një nga zonat më të qeta të Tiranës. Ka pak lëvizje mjetësh dhe qarkullim njerëzish, dhe është fare pranë qendrës së kryeqytetit dhe Pazarit të Ri. Zona është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një godinë 5 katshe ekzistuese, te suvatuar nga jashte, pa ashensor me shkalle te mirmbajtura. Apartamenti ka një strukturë mte mire dhe eshte komplet i rikostruktuar.
Apartament ekzistues me qira 1+1 me siperfaqe neto 60 m2 neto, pozicionohet në katin e pare me orientimin lindje dhe perëndim. Është i organizuar shumë mirë me ambientin e ndenjës + aneksin e kuzhinës, dhomë, tualet me dritare dhe ballkon i mbyllur i cili eshte kthyer ne guzhine.
Cmimi eshte neto