Në një nga zonat më elitare dhe të kërkuara të Tiranës jepet ambient biznesi me qira. Ka një vendodhje strategjike, midis Kryeministrise dhe Presidences, fare pranë bllokut, qendrës, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona e gjelberuar perreth. Pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Zyra ndodhet në një godinë cilësore, me dy ashensor dhe me administrim shumë të mire, e vecante dhe e larguar nga ndrtimet e tjera perreth.
Ambient biznesi triplex me sipërfaqe totale 302 m2+ 40 m2 verande, ne katet 4-5-6. Është i organizuar nga 4 ambiente zyrash normale dhe 2 ambjente te medha open space, ambient kuzhine i ndare me xham, 4 tualete, depo dhe verande. Lidhja midis kateve behet me shkalle te brendeshme. Është e përshtatshme për zyra, klinike dhe biznese te ndryshme. Zyra ka punime shume cilesore, sistem kondicionimi qendror, dritaret me grila, e shtruar e gjitha me parket, etj. Pamje shume e bukur me gjelberim perreth dhe ka shume drite natyrale.
Cmimi është bruto.