Apartament 2+1 në shitje ndodhet në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje shumë të mirë në qendër të ish-Bllokut. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron lehtësi të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.
Prona gjendet në katin e 7-të i fundit, të një godine me administrim shumë të mirë. Apartamenti është mjaft i organizuar dhe me ambiente e hapësira të bollshme i cili mund të bëhet dhe 3+1. Rifiniturat e përdorura kanë cilësi shumë të mira, ambientet të shtruar me parket, dritaret me grila, sistem ngrohje-ftohje në gjitha ambientet etj.
Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 136 m2, kati i 7-të me orientimin jug-lindje-perëndim dhe me pamje të bukur të zonës. Është i organizuar nga ambienti i ndenjës, ambient gatim+ngrënie, 2 dhoma gjumi, lavanderi, 2 tualete (njëri me dritare), ballkonet të mbyllura. Shitet totalisht i mobiluar.
Me çertifikatë pronësie.