Pershkrimi i Prones

Me një vendodhje shumë të mirë, buzë rruges dytësore me vizibilitet të lartë, ne autostraden Durres-Tirane, shitet ambjent biznesi cilesor (magazine + zyra). Vendodhja është ne nje nga zonat industriale e cila ka marrë zhvillim të madh kohët e fundit dhe me kërkesë të lartë për zhvillim biznesi. Zona ne te cilen ndodhet prona ka resurse te zhvillimit te saj kryesisht ne drejtim te investimeve te karakterit industrial dhe komercial. Infrastruktura rrugore e zones paraqitet ne gjendje te mire teknike dhe prona ka dalje shume afer direkt ne autostraden Durres-Tirane.

Ndertesa eshte realizuar rreth vitit 2010. Arkitektura e nderteses eshte bashkekohore, ne forme te rregullt, duke iu pershtatur objekteve moderne. Fasadat e nderteses eshte veshur me pllaka alukobondi dhe eshte kombinuar me fasade xhami te mbeshtetura ne strukture duralumin cilesore. Nje pjese e fasades se nderteses eshte realizuar me tulla xhami te nje cilesie te mire. Dyshemeja e ambienteve te zyrave eshte e shtruar me pllaka gres te nje cilesie te mire. Prona është e rrethuar dhe e siguruar nga të gjitha anët. Sheshi perpara magazines eshte i sistemuar dhe shtruar me beton e zgare hekuri. Shtresa e betonit ishte ndare me fuga ne te gjithe siperfaqen. Mbi prone eshte realizuar sistemi i kullimit dhe largimit te ujrave te shiut nepermjet pusetave.

Ambjent biznesi ne shitje me siperfaqe 4,000 m2 truall dhe siperfaqe totale ndertimi 2,350 m2, nga te cilat 1,050 m2 magazina + 1,300 m2 zyrat.

Mundesi per investim sepse eshte i dhene me qira 6000 euro ne muaj

Me çertifikate pronesie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 2,000,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Magazine
Sip. Totale: 2350 m2
Sip. Toke: 4000 m2
Referenca: INF1639

Vendodhje

Whatsapp