Apartament 2+1 për qira i cili pozicionohet në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit, pranë Parkut të Madh të Liqenit dhe pranë Kopshtit Botanik të Tiranës. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unaza e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Zona ofron qetësin, ajrin e pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje shumë të bukur.
Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar, sherbime të ndryshme dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Apartamenti ndodhet në një ndërtesë të re me ashensor, me administrim shumë të mirë dhe komunitet të zgjedhur.
Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe 110 m2, kati i 4 me orientimin verilindje dhe me pamje shumë të bukur nga Liqeni. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni madh me pamje shumë të bukur. Është komplet i mobiluar me të gjitha pajisjet e nevojshme si dhe i pajisur me sistem kondicionimi.
Çmimi është neto.