Pershkrimi i Prones

Ambient biznesi / zyre në shitje ne një rezidencë luksoze që ndërthur vendndodhjen perfekte, cilësinë superiore dhe arkitekturën moderne për të ofruar përvoja unike të të jetuarit dhe të bërit biznes. Teknologjitë e fundit dhe materialet premium nga markat më prestigjioze në tregun e ndërtimit janë implementuar për ta bërë një ndërtesë të klasit të parë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, me vizibilitet të lartë pasi ka shumë lëvizje dhe biznese. Me një pozicion strategjik, në rrugën e Kavajës, prane institucioneve të rëndësishme, fare pranë qendres, Sheshit “Skenderbej”, ish bllokut, rr. Durresit e shumë rrugeve të tjera kryesore.

Rezidenca luksoze multifuksionale eshte me 9 kate mbitoke dhe 4 kate nentoke, me 2 shkalle, secila nga 2 ashensore. Pjesa jugore e rezidences buze rr. Kavajes eshte projektuar per zyra, ndersa pjesa veriore per apartamente. Dyqanet zene katin 0, ndersa zyrat ndodhen ne pjesen jugore te rezidences nga kati 1 - 7. Rifinitura jane premium me fasade te ventiluar, ashensore te markave me te mira gjermane e italiane, sistem qendror ngrohje-ftohje, siguri dhe mirëmbajtje 24/7, akses i lehtë në transportin publik dhe sherbime të tjera.
Lartesite e kateve: Kati perdhe = 5.54m, Kati Tip = 3.23m, Kati -1 = 2.7m

Ambient biznesi / zyre në shitje me sipërfaqe neto 239 m2 (266.4 m2 bruto), i gjithe kati i 5-të, me orientim nga te katert anet. Aktualisht eshte i dhene me qira me cmim 7,580 Euro/muaj bashke me 7 parkime.

E përshtatshme për zyra, klinika, ambiente biznesi të ndryshme, etj.

Mundesi blerje parkimi me cmim 45,000 Euro/post.

Ne proces hipotekimi.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,200,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 5
Katet: 9
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 239 m2
Sip. Totale: 266 m2
Viti i ndertimit: 2025
Referenca: INF1687

Karakteristikat

Qendra qytetit
Shkolle
Vendndodhje
Whatsapp