Apartamenti dupleks 2+1 me qira, në një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, jetesë në komunitet, shërbime të ndryshme, bar, restorant, infrastrukture moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare etj.
Rezidenca “Kodra e Diellit” ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, afër me Unazen e Madhe të Tiranës që bën të mundur daljen nga Tirana shumë të lehtë.
Apartamenti dupleks me qira me sipërfaqe 108.4 m2, pozicionohet në katin 1+2-të, me orientimi lindje - perëndim dhe me pamje shumë të bukur. Apartamenti me arkitekturë moderne ofron këto ambjente: Kati parë ofron ambjentin e bollshëm të ndenjes + kuzhinën, tualetin dhe ballkonin. Kati i dytë ofron dy dhoma gjumi, një tualet dhe ballkonin.
Apartamenti është i mobiluar komplet me pajisje shumë cilësore dhe me stil bashkëkohor.