Shitet apartament në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash dhe apartamentesh, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona. Fare pranë qendrës tregtare Tirana East Gate dhe vetem 15 minuta nga qendra e Tiranës.
Apartamenti ndodhet në një kompleks rezidencial i cili ofron siguri 24 orë, infrastrukturë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetese në komunitet.
Apartamenti ofron punime shumë cilësore, me sistem ngrohje-ftohje ne gjitha ambientet, parkim etj. Gjithashtu ofron siguri, mbikëqyrje me CCTV, sistem alarmi, sistem mbrojtjeje nga zjarri, siguri me roje 24 orë etj.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 120.56 m2 ( bruto 142.26 m2) + 61.70 m2 verandë e gjelbëruar, në katin përdhe. Organizohet nga ambient ndënje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, dhomë gjumi tjetër dhe tualet. Dhoma e ndenjes dhe njëra nga dhomat e gjumit kanë dalje në verandë.
Në çmim përfshihet dhe një post parkimi.