Pershkrimi i Prones

“Green Valley” është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive, e cila do të ofrojë vila apartamente premium, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës, përbri Parkut të Madh të Liqenit. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

“Green Valley” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi parkun e liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth.

Ambienti ndodhet në një godinë luksoze me 4 kate me cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura, teknologjia me qasje të fortë ekologjike i cili do të garantojë termo-izolim, zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje-ftohje të ajrit dhe të ujit, mirëmbajtje dhe siguri maksimale 24 orë, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur.

Ambient biznesi për qira me sipërfaqe neto 341.5 m2, në katin përdhe, me orientim jug-lindje-veri. Organizohet nga ambient open space me 1 tualet.

E përshtatshme për qendër estetike, klinikë mjeksore, klinikë dentare, rekreacion për fëmijë etj.

Mundësi post parkimi në katin -1 me pagesë.

Detajet e Prones

Cmimi €: 5,800 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Katet: 4
Sip. Totale: 342 m2
Tualetet: 1
Referenca: INF1708

Vendodhje

Whatsapp