Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1 në shitje në një nga zonat e reja të Tiranës, që kanë marrë një zhvillim të madh vitet e fundit, buzë rrugës “5 Maji”, me akses në Unazen e Madhe dhe 500m larg nga Unaza e Vogël e Tiranës dhe është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.

Apartamenti ndodhet në një ndërtesë të re, që ka mbaruar para dy viteve, me dy ashensorë, sistem kapote, dritare me PVC termike, sisteme elektrike dhe hidraulike shumë cilesore etj. Krahas pjesës rezidenciale komode për banim, ndertesa ka një strukturë të veçantë arkitekturore, në të cilën përfshihen ambiente të ndryshme tregtare, shërbimi, argëtimi, hapësira parkimi i jashtëm dhe i brendshëm, hapësira të gjelbëruara për shplodhje, vëndi ideal për familjen dhe femijet. Godina ka 10 kate banim, 1 kat dyqane dhe 2 kate parkim nëntokë. Ndertesa ka 2 ashensorë, siguri 24 orë, shesh rekreacioni të gjelbëruar, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 89 m2 (99 m2 bruto) në katin e 8-të dhe ka një arkitekturë të rregullt drejtkëndore dhe ndarja dhe mobilimi është bërë me arkitekt. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë+ngrenie, dhomë matrimoniale me tualet brenda, një dhomë gjumi tjetër, tualet tjetër, korridor dhe 2 ballkone me pamje të bukur. Orientim lindje dhe perëndim i cili bën të mundur që të ketë dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Apartamenti shitet bashkë me mobilimin shumë cilësor, me mobilje dhe pajisje shumë cilësore, i shtruar i gjithi me parket, sistem kondicionimi qëndror multisplit-inverter, dritaret janë cilësore dhe janë të pajisura me grila, ka tavane të varura, ndriçim LED dhe ballkonet me tenda.

Me çertifikatë pronësie.

Shitet dhe një post parkimi i bollshëm me çmim 20.000 euro.

Detajet e Prones

Cmimi €: 210,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 8
Katet: 11
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 89 m2
Sip. Totale: 99 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF1718

Vendodhje

Whatsapp