Pershkrimi i Prones

Rezidenca Olive Grove ka një vendodhje shumë të mire, përballë me kalanë e Petrelës, ofron dritë gjithë ditën duke marrë parasysh orientimin nga jugu, dhe vetëm 1.8 KM nga TEG dhe 8 KM nga qendra e Tiranes. Panorama të lë pa fjalë, kodra të gjelbëruara, ajri i pastër, privatësia dhe qetësia që ofron zona.

Zona është lehtësisht e aksesueshme me autostradën Tiranë – Elbasan dhe nga disa rrugë të cilat janë të asfaltuara plotësisht dhe të ndriçuara.

Rezidenca Olive Grove ofron infrastrukture moderne, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, sistem kamerash CCTV, sipërfaqe rekreative rreth 3000 m2 ku do të përfshihet hapësirë e gjelbëruar, kënd lodrash për fëmijë, një fushë sporti multifunksionale, bar/kafe, shërbime tregtare që do ti përshtaten kërkesave të banorëve, palestër, një minibus për lëvizjet drejt Tiranes, jetesë në komunitet etj.

Vila ofron cilësi të lartë ndërtimi, dritare alumin termik dopio xham dhe me grila, kopshti i gjelbëruar me bredha dhe një pemë ulliri, rifinitura të brendshme cilësore, sistem ngrohje-ftohje etj.

Vilë për qira 2 kate + bodrum me sipërfaqe totale 204.91 m2 + 264.3 m2 truall + pishinë. Kati nëntokë organizohet nga ambient që mund të përdoret sipas kërkesës, dhomë + tualet brenda, ambient teknik dhe tualet tjetër. Kati përdhe i cili ka akses direkt në baçe, organizohet nga një ambient i bollshem ndenje + gatimi + ngrënie dhe tualet. Kati parë përbëhet nga dhomë matrimoniale + tualeti, dhomë gjumi tjetër, 1 tualet dhe verandë. Dhoma e ndenjes ka dalje direkte dhe tek pishina.

Në çmim përfshihet dhe mirëmbajtja.

Detajet e Prones

Cmimi €: 3,200 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 2
Ashensor: Jo
Sip. Totale: 205 m2
Sip. Toke: 264 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 5
Mobilimi: Pjesërisht e mobiluar
Referenca: INF1721

Karakteristikat

inf93.view_to_mountain
Kopsht
inf93.swimming_pool

Vendodhje

Whatsapp