Pershkrimi i Prones

Rezidenca më e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit jugor në Palasë, në një zonë unike, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer në disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranën, Vlorën dhe Sarandën dhe distancë në vijë ajrore 1 KM nga deti.

“Palasa” Residence përveçse rezidencë banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme, me sipërfaqe te pergjithshme ndertimi prej 7517 m2, sipërfaqe e përgjithshme trualli 10.207m2 dhe sipërfaqe e pishinave 3499 m2. Rezidenca është e ndarë në 2 pjesë, një pjesë mbi rrugë dhe një pjesë nën rrugë, me godina 2 – 3 - 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë.

Rezidenca “Palasa” do të ofrojë punime shumë cilësore, ku apartamentet janë të mirëprojektuara me pamje nga deti dhe do të lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit.

Apartament në shitje 1+1(përshtatet dhe 2+1) me sipërfaqe neto 67.6 m2 (85.15 m2 bruto), kati i 1-rë, me orientim jug-lindje. Përbëhet nga dhomë ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale, dhomë gjumi, tualet dhe ballkoni. Duke qënë se ka hapsirë ka mundësi përshtatje dhe në 2+1.

Çmimi i apartamentit 238,308 Euro + 35,000 euro post parkimi = 273,308 Euro

Ofrohet financim deri në 70% të vlerës nga Abi Bank.

Afati i përfundimit parashikohet brenda vitit 2028.

Detajet e Prones

Cmimi €: 238,308 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 1
Sip. e brendshme: 67 m2
Sip. Totale: 85 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Mobilimi: E pa mobiluar
Referenca: INF1725

Vendodhje

Whatsapp