Rezidenca më e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit jugor në Palasë, në një zonë unike, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer në disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranën, Vlorën dhe Sarandën dhe distancë në vijë ajrore 1 KM nga deti.
“Palasa” Residence përveçse rezidencë banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme, me sipërfaqe te pergjithshme ndertimi prej 7517 m2, sipërfaqe e përgjithshme trualli 10.207m2 dhe sipërfaqe e pishinave 3499 m2. Rezidenca është e ndarë në 2 pjesë, një pjesë mbi rrugë dhe një pjesë nën rrugë, me godina 2 – 3 - 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë.
Rezidenca “Palasa” do të ofrojë punime shumë cilësore, ku apartamentet janë të mirëprojektuara me pamje nga deti dhe do të lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 71.6 m2 (90.8 m2 bruto) + 20.8 m2 verandë, kati i 2-të, me orientim jug-lindje. Përbëhet nga dhomë ndenje + kuzhinë + ngrënie + ballkon, dhomë gjumi + ballkon, dhome gjumi tjetër, tualeti dhe veranda.
Çmimi i apartamentit 285,328 Euro + 35,000 Euro post parkimi = 320,328 Euro
Ofrohet financim deri në 70% të vlerës nga Abi Bank.
Afati i përfundimit parashikohet brenda vitit 2028.