Klinikë në shitje, me vendodhje strategjike pranë Ish-Bllokut, një mundësi shumë e mirë investimi, në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, e cila njihet për jetën e gjallë urbane, densitetin e lartë të bizneseve elitare dhe të klientëve potencial. Ndodhet vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës, pranë parkut kombëtar të liqenit dhe me akses të menjëhershëm me disa institucione shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Ambienti ofron visibilitet dhe mundësi reklamimi të lartë pasi ndodhet në kryqëzim. Prona është e organizuar në mënyrë shumë funksionale pasi është projektuar me arkitekt të dedikuar. I sapo investuar me materiale dhe pajisje të markave më prestigjoze. Vlera e investimit ka shkuar rreth 400.000 euro. Çdo gjë është bërë e re duke nisur nga vetratat e aluminit, punime gipsi, instalime elektrike – hidraulike dhe sistem ngrohje – ftohje Daikin.
Klinikë në shitje me sipërfaqe totale neto 259 m2 , kati i 1-rë me hyrje të dedikuar. Është i organizuar në holl – recepsion, 6 ambiente pune me poltrona të reja, ambient radiografie, ambient për garderobë, ambient ngrënie, dhomë teknike, zyrë konsulte, zyrë ekonomisti, 3 tualete. Gjithashtu ofrohet dhe një tualet i jashtëm.
Aktualisht është në përdorim si klinikë stomatologjike por mund të shërbejë dhe si klinikë mjeksore, zyra elitare etj.
Shitet tërësisht i mobiluar bashkë me poltronat.
Me çertifikatë pronësie.