Në një nga zonat më të bukura të Tiranës, Liqenit të Thatë dhe Parkut të Liqenit, jepet apartament 2+1 me qira. Zona ofron qetësinë, ajrin e pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje të bukur. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, biçikleta, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.
Pallati ku ndodhet apartamenti është një ndërtesë e re, me ashensor, me administrim të mirë dhe komunitet të zgjedhur.
Apartament 2+1 me qira me sipërfaqe 120 m2, kati i 3-të me orientimin jug-lindje. Organizohet nga ambienti i ndënjes + ngrënie + gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni. Është totalisht i mobiluar me pajisje shume cilesore, dhomat me parket, sistem kondicionimi etj.
Mundësi parkimi në katet e poshtme.