Apartament i madh në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, pranë stadiumit “Air Albania”, afer ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Liqenit te Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit e cila ofron jetesë elitare.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një godine 9 katshe + 2 kate parkim, me ashensor dhe me shkallë të gjera, mirëmbajtje shumë e mirë etj. Apartamenti është mjaft i organizuar me hapësira të bollshme dhe ofron rifinitura shume të mira, i shtruar me parket druri laminat, dritaret janë shumë cilësore alumin termik, grilat persiane etj.
Apartament në shitje 3+1, kanë qenë dy apartamente që janë bashkuar në një, me sipërfaqe neto 197 m2 ( bruto 219m2 ). Apartamenti organizohet nga një ambient i madh ndenje + ambjent gatimi i vecuar + ngrënie, dhomë gjumi matrimoniale me tualet brenda, 2 dhoma gjumi të tjera, korridor, dy banjo të tjera nga të cilat njëra me parabanjo, lavanderi, depo dhe dy ballkone. Bashkë me apartamentin shitet dhe një parkim i bollshëm në katin -1. Është i dhënë aktualisht me qira.
Shitet i mobiluar dhe ka mundësi post parkimi në vlerën 70.000 Euro.
Me çertifikatë pronësie.