Pershkrimi i Prones

Hotel në shitje në qytetin e Durrësit, buzë rrugës së plazhit nga ana e detit. Ndodhet 4km nga qendra e Durrësit, 31km nga Rinasi dhe 35km nga Tirana. Në këtë zonë janë ndërtuar mjaft hotele, godina banimi dhe bar-restorante që e bëjnë atë tërheqëse, duke ofruar kështu një relaks të plotë pranë freskisë së detit.

Hoteli është 3 kate mbi tokë + 1 kat parkimi nëntokë. Katet lidhen midis tyre me shkallë. Godina ofron dritë natyrale dhe pamje shumë të bukur të zones. Kati -1 është parkim për makinat. Kati përdhe organizohet nga recepsioni në hyrje, restoranti, kuzhina dhe tualet. Kati i 1-rë dhe i 2-të organizohen me nga 10 dhoma secili, me tualetet përkatëse. Ka mundësi për të shfrytëzuar dhe tarracën që ofron pamje shumë të bukur, në të cilën mund të organizohet një Lounge & Bar/Music, ideale për dreka dhe darka verore.

Hotel në shitje me sipërfaqe totale 1260 m2. Organizohet në 3 kate + 1 kat parkim nëntokë, me 20 dhoma gjithësej. Konstruksioni i godinës është parashikuar për të ndërtuar edhe dy kate të tjera shtesë.

Shitet i mobiluar.

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,300,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 3
Ashensor: Jo
Sip. Totale: 1260 m2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2004
Referenca: INF1742

Vendodhje

Whatsapp