Shitet apartament 1+1 një nga zonat më të bukura të Tiranës atë të Liqenit të Thatë. Zona ofron qetësi, ajër të pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje shumë të bukur. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, biçikleta, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.
Pallati ku ndodhet apartamenti është një ndërtesë e sapo përfunduar 10 katëshe, me ashensor, me administrim të mirë dhe komunitet të zgjedhur. Apartamenti është ndërtim modern me fasadë të ventiluar, mobilim cilësor, dritare të mëdha me grila, sistem ventilimi, i shtruar me parket dhe me kondicionim tavanor,.
Apartament 1+1 në shitje me sipërfaqe neto 78.2 m2 (bruto 89.6 m2), kati i 5-të me orientimin veri-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjes + gatimi + ngrënie, 1 dhomë gjumi,1 tualet dhe ballkoni.
Ofron dhe 2 poste parkimi opsionale në katin -1 me çmim 30.000 euro secili post.