Apartament 2+1 në shitje i cili ka një vendodhje strategjike, me akses direkt në unazën e vogël, bulevardin “Zhan D’ark”, zonën e “Brrylit”, afër me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, Komisariatin e Policisë Nr. 1, etj.
Zona është mjaft e kerkuar për banim, pasi ka akses të lehtë me qendrën dhe disa nga akset kryesore rrugore të Tiranës. Vendodhja e prones ka një rrjet të mirefilltë tregtar, shoqëror, shkollor dhe shërbime të tjera.
Apartamenti ndodhet në një pallat të vitit 2005 me 1 ashensor. Ofron ndriçim natyral për shkak të orientimit, planimetria është shumë funksionale, ka rifinitura dhe mobilim cilësor, është i shtruar me parket dhe ngrohje-ftohje me kondicioner.
Apartament 2+1 në shitje, me siperfaqe neto 100.5 m2 (bruto 106 m2), kati i 5-të nga toka, me orientimin jug-lindje. Është i organizuar nga ambienti i ndenjes + ngrënie , kuzhinë me dritare dhe një aneks të vogël gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, 1 depo dhe ballkon.
Shitet i mobiluar.
Me çertifikatë pronësie.