Pershkrimi i Prones

Vilë në shitje në një rezidencë luksoze , me investim Gjerman, e para e këtij lloji në tregun Shqiptar me vendodhje unike, vetëm 150 m nga deti Adriatik, një nga vendet më të paprekura dhe më të qeta të kësaj zone. Është e rrethuar nga natyra e paprekur e gjelbëruar dhe me një klimë që ofron 300 ditë me diell, dhe me një pamje madhështore të detit dhe të Kepit të Rodonit. Vendodhja e kompleksit është ideale për të jetuar shendetshëm, në privatesi, në gjelberim dhe ajer të paster, pranë freskisë së detit, vetëm 45 KM nga Tirana dhe 40 KM nga aeroporti Nënë Tereza.

Rezidenca do të ofrojë shërbime të ndryshme si: Rezidencë e rrethuar me siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, privatësi, mini market, bar/kafe, restorant, pishinë të përbashket të hapur me ujë deti, plazh privat, palestër, ambient rekreativ për fëmijet, dhoma trajtimi Spa, kopësht të gjelbëruar, shërbim transporti të dedikuar, impiant biologjik i trajtimit të ujrave të zeza, shërbim dhe mirëmbajtje profesionale menaxhuar nga kompania gjermane investitore, mirëmbajtje e plazhit dhe molit privat, mirëmbajtje e të gjitha zonave të përbashkëta – rrugët, ndricimi i peisazhit, komunitet i përzgjedhur etj.

Rezidenca ofron vila, hotel, Spa dhe apartamente të cilat ofrojnë privatësi, cilësi të lartë ndërtimi, arkitekturë moderne luksoze, fasada panoramike me pamje madhështore të detit dhe Kepit të Rodonit etj.

Vilë individuale 2 katshe në shitje ( 3+1 por me mundësi përshtatje 4+1) me sipërfaqe 220 m2 + 16.5 m2 pishinë ( 236.5 m2 totale) dhe sipërfaqe trualli 600 m2. Në katin përdhe organizohet nga korridori, dhomë matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet dite, verandë dhe pishina. Kati parë organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, e gjitha me vetratë xhami panoramike, studio, garderobë, tualet dhe verandë. Vila ka dhe oborr të gjelbëruar.

Ofron dhe 2 poste parkimi.

Pritet të përfundojë brenda vitit 2027.

Detajet e Prones

Cmimi €: 720,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Sip. e brendshme: 220 m2
Sip. Totale: 236 m2
Sip. Toke: 600 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: E pa mobiluar
Referenca: INF1758

Karakteristikat

Pamje nga deti
Tarrace
Kopsht
inf93.swimming_pool

Vendodhje

Whatsapp