Pershkrimi i Prones

Apartament 1+1 për qira në një nga zonat më elitare dhe më të preferuara për të jetuar, tek Kompleksi Delijorgji. Zona karakterizohet nga ndërtime moderne dhe infrastrukturë të zhvilluar. Vendodhja strategjike mundëson lidhje të lehtë dhe akses të shpejtë me akset kryesore dhe qendrën e qytetit.

Kompleksi ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode, si supermarkete, bar-restorante, farmaci, shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojrash për fëmijë etj. Gjithashtu zona ofron ambiente të gjelbëruara dhe hapsira rekreative, që e bën shumë të përshtatshme si për familje me fëmijë dhe për të rinj.

Apartamenti ndodhet në një pallat të ri me ashensor. Është i mobiluar me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe ka sistem kondicionimi në të gjitha dhomat.

Apartament 1+1 me qira me sipërfaqe neto 71 m2, kati i 3-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkoni.

Në çmim përfshihet dhe një post parkimi.

Detajet e Prones

Cmimi €: 850 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 1+1
Kati: 3
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 71 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Viti i ndertimit: 2020
Referenca: INF1767

Vendodhje

Whatsapp