Jepet ambient për zyra me qira i cili ndodhet në një nga rezidencat më të reja të vendosur strategjikisht në rrugën e “Kosovarëve” me akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, Unazën e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Vetëm 5 minuta nga Sheshi “Willson” dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron supermarkete, shkolla, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta, etj.
Ndërtesa ku ndodhet ambienti ofron punime shumë cilësore, izolim akustik dhe termik, materiale me cilësi të lartë ndertimi, ashensor, sistem kundra zjarrit, administrim shumë të mirë dhe siguri 24 orë.
Zyrë me qira me sipërfaqe 126 m2 neto, kati 6-të dhe me pamje shumë të bukur të zonës përreth. Ështe e organizuar në 3 ambiente pune, 2 tualete, korridor, depo dhe 2 ballkone. Ambienti jepet i pa mobiluar. Ka të instaluar ajër të kondicionuar, ndriçim tavanor etj.
Mundësi parkimi me pagesë në katin -1.
Çmimi 1300 euro/muaj neto.