Në një vendndodhje strategjike buzë autostradës Durrës–Tiranë, pranë Vorës, me vizibilitet të lartë dhe akses të shkëlqyer, ofrohet për shitje magazinë/kapanon cilësor. Zona është një ndër zonat industriale më të zhvilluara, me kërkesë të lartë për aktivitete biznesi dhe investime.
Prona ka një sipërfaqe trualli prej 8,100 m² dhe një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1,263 m², të organizuar si më poshtë:
• 723 m² magazinë me lartësi 7.5 metra
• 270 m² zyra
• 270 m² ambient bar-restorant për stafin
Objekti disponon hyrje-dalje direkte në autostradë, si dhe rrugë të dedikuar në pronësi të plotë të pronarëve, e cila lidh pronën me aksin dytësor Vorë–Marikaj. Oborri është i gjerë dhe i përshtatshëm për parkim dhe manovrim trajlerësh, i sistemuar me gurë të ngjeshur dhe i shtruar me beton.
Në ambientet e jashtme ndodhet edhe një kapanon ndihmës me konstruksion metalik. E gjithë prona është e rrethuar me kangjella metalike në anën e autostradës dhe me gardh metalik në pjesët e tjera, duke ofruar siguri dhe privatësi.
Karakteristikat e magazinës:
• Ndërtim cilësor me mure dhe kolona betoni
• Ndriçim natyral falë dritareve të shumta
• 4 porta industriale (5 m gjerësi x 6 m lartësi)
• Dysheme industriale me beton të lëmuar
• Çati betoni
• Instalime të plota për energji elektrike dhe furnizim me ujë
Prona disponon çertifikatë të rregullt pronësie.