Pershkrimi i Prones

Rezidenca Olive Grove ka një vendodhje shumë të mirë, përballë me kalanë e Petrelës, ofron dritë gjithë ditën duke marrë parasysh orientimin nga jugu, dhe vetëm 1.8 KM nga TEG dhe 8 KM nga qendra e Tiranes. Panorama të lë pa fjalë, kodra të gjelbëruara, ajri i pastër, privatësia dhe qetësia që ofron zona.

Zona është lehtësisht e aksesueshme me autostradën Tiranë – Elbasan dhe nga disa rrugë të cilat janë të asfaltuara plotësisht dhe të ndriçuara.

Rezidenca Olive Grove ofron infrastrukturë moderne, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, sistem kamerash CCTV, sipërfaqe rekreative rreth 3000 m2 ku do të përfshihet hapësirë e gjelbëruar, kënd lodrash për fëmijë, një fushë sporti multifunksionale, bar/kafe, shërbime tregtare që do ti përshtaten kërkesave të banorëve, palestër, një minibus për lëvizjet drejt Tiranes, jetesë në komunitet etj.

Vila ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasadë të ventiluar, dritare me përmasa të mëdha xhami që ofrojnë ndricim natyral dhe pamje panoramike, kopshti i gjelbëruar, rifinitura te brendshme cilesore, sistem kondicionimi dhe oxhak me dru.

Vilë 3-katëshe në shitje, me sipërfaqe totale 201.8 m2 + sipërfaqe trualli 208 m2, me orientim jug-lindje-perëndim. Kati përdhe i cili ka akses direkt në bace organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie dhe tualeti. Kati i pare organizohet nga 2 dhoma gjumi me ballkon dhe tualeti. Kati i dytë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualeti dhe verandë e madhe.

Vila shitet totalisht e mobiluar.

Çmimi përfshin dhe një post parkimi.

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 650,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Ashensor: Jo
Sip. e brendshme: 201 m2
Sip. Totale: 208 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2015
Referenca: INF1795

Karakteristikat

inf93.view_to_mountain
Tarrace
Kopsht
Vendndodhje
Whatsapp