RRUGA E “KAVAJËS”
Në një zonë mjaft të mirë, jepet apartament 1+1 me qira, me dalje direkte në një nga arteriet kryesore hyrse në Tiranë, rrugën e “Kavajës”, bulevardin Gjergj Fishta, unazën e vogël dhe unazën e madhe. Vetëm disa minuta larg 21 Dhjetorit dhe afër qendrës së Tiranës. Ndodhet pranë me disa nga institucionet më të larta shtetërore, arsimore dhe kulturore.
Zona ofron të gjitha shërbimet e nevojshme siç janë supermarketet, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe biçikleta, etj.
Prona ndodhet në një godinë 9 katshe me ashensor dhe administrim shumë të mirë. Apartamenti është komplet i investuar me rifinitura shumë cilësore, i shtruar me parket, mobilje dhe elektroshtëpiake të gjitha të reja shumë të mira, sistem kondicionimi, dritaret me grila etj.
Apartament 1+1 për qira me sipërfaqe 78 m2, kati i 3-të. Është i organizuar nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni.
Çmimi është 700 Euro në muaj + 100 euro parkim mujor.