Apartament 2+1 në shitje buzë detit, në një nga zonat më të preferuara të Vlorës, në brezin e parë të bregdetit në Radhimë. Me pamje nga deti Jon dhe kodrinave të gjelbëruara që ofron zona e bëjnë një nga destinacionet më tërheqëse për të jetuar dhe pushuar. Zona ka infrastrukturë shumë të rregullt dhe ka marrë një zhvillim të madh vitet e fundit. Ofron sherbime të ndryshme, bare/restorante, markete, zona të dedikuara për këmbësorë etj.
Kompleksi rezidencial dhe hotelier i përbërë nga 3 godina 5-katshe, ku njëra prej tyre funksionon si hotel, është menduar për të ofruar një standard të lartë jetese dhe përvojë të jashtëzakonshme pushimi. Ndërtesa ofron punime, instalime hidraulike dhe elektrike shumë cilesore. Rezidenca ofron 2 pishina, parking të dedikuar për banorët dhe vizitorët, plazh privat, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, ambiente rekreative, etj. Ofron për shitje garsoniere, apartamente 1+1 dhe 2+1 si dhe penthouse luksoze.
Apartamenti ofron rifinitura shumë të mira, sistem kondicionimi Daikin Multisplit, është i shtruar me pllaka cilësore nga Brunes, hidosanitare dhe mobilim shumë cilësor I prodhuar me porosi, elektroshtëpiake SMEG, tavan gipsi + led, perde cilësore për të krijuar privatësi etj.
Apartament 2+1 me pamje nga deti në shitje, me sipërfaqe neto 108.3 m2 (bruto 125.6 m2), kati i 3-të nga toka. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, tualet dhe ballkoni.
Apartamenti shitet i mobiluar + elektroshtëpiaket.
Mundësi shumë e mirë investimi me qiradhënie që shkon deri në 200 Euro/dita.
Çmimi i apartamentit 450.000 Euro + 30.000 Euro post/parkim në katin -1.