Pershkrimi i Prones

Green Coast Village është nje projekt modern që frymezon rrjedhën e dëshiruar natyrale të jetesës së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarasë. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të paster dhe pranë freskisë së detit.

Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat e cila është studio arkitekturore me famë ndërkombëtare, që i ka dhene jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke i qëndruar besnik teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një e tërë.

Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndertimi, infrastrukturë të standarteve europiane, opsione për pishinë private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante të markave ndërkombëtare, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurtë etj.

Apartament 1+1 në shitje me pamje nga deti, me sipërfaqe neto 70.27 m2 (bruto 95.49 m2) + sipërfaqe verande 5.73 m2 + sipërfaqe bruto depo 22.10 m2, kati i parë. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe verandë.

Çmimi i apartamentit 334,203 Euro + depo 35,360 Euro + parkim 25,000 Euro = 394,563 Euro

Përfundon brenda muajit Prill 2027.

Detajet e Prones

Cmimi €: 334,203 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 1
Sip. e brendshme: 70 m2
Sip. Totale: 95 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Mobilimi: E pa mobiluar
Referenca: INF1816

Karakteristikat

Pamje nga deti
Vendndodhje
Whatsapp