Apartamenti me qira 2+1 ndodhet në një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara, pranë disa institucioneve arsimore, sociale, shtetërore dhe tregtare. Shumë afër njërit prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës, "Zogun e zi" dhe shumë afër rrugës se "Durresit" dhe vetëm 5 minuta larg nga qendra e Tiranes. Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bare/kafe, restorante, shërbime të ndryshme, etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat të ri, me parkim nëntokësor dhe administrim shumë të mirë. Eshte i shtruar me parket dhe ka sistem kondicionimi.
Apartamenti i ri me qira 2+1 me sipërfaqe 110 m2 është i pozicionuar në katin e 4-të, i mobiluar plotësisht shumë mirë me stil bashkëkohor dhe pajisje cilësore. Është i organizuar nga ambient ndenje + ngrënie + kuzhinë, dy dhoma gjumi, 2 banjo dhe një ballkon.
Në cmim përfshihet dhe një post parkimi.