Ofrohet për shitje një apartament modern 2+1, i pozicionuar në një nga komplekset më të reja dhe cilësore të banimit në hyrje të Tiranës, vetëm 500 metra nga Ring Center.
Apartamenti është i sapopërfunduar dhe i mobiluar plotësisht, me mobilje cilësore dhe pajisje bashkëkohore të përzgjedhura me kujdes, duke ofruar komoditet maksimal dhe mundësi për banim të menjëhershëm pa nevojë për investime shtesë.
Informacion mbi pronën
• Tipologjia: 2+1
• Sipërfaqe neto: 82.9 m²
• Sipërfaqe bruto: 97.08 m²
• Verandë: 32.7 m²
• Kati: 8 (i parafundit)
Organizimi
Apartamenti organizohet në:
• Ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën dhe zonën e ngrënies, me dalje direkte në verandë.
• Dhomë gjumi matrimoniale me tualet brenda.
• Dhomë fëmijësh me dalje në verandë.
• Tualet.
• Verandë panoramike 32.7 m².
Orientimi Jug–Lindje–Veri dhe pamja e hapur 180° garantojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një panoramë të mrekullueshme të qytetit të Tiranës, pa mundësi pengese nga ndërtime të ardhshme.
Avantazhet e kompleksit
• Ndërtim i ri me standarde të larta.
• Fasadë e ventiluar me teknologji moderne.
• Hapësira të gjelbra dhe rekreative.
• Siguri dhe administrim profesional.
• Facilitete dhe shërbime brenda kompleksit.
• Mundësi blerjeje të vendeve të parkimit në godinë.
Vendndodhja strategjike ofron akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës, institucioneve arsimore, qendrave tregtare, transportit urban dhe qendrave kryesore shëndetësore.
Një pronë ideale për familjet që kërkojnë komoditet, cilësi ndërtimi dhe një investim të sigurt në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit.
Çmimi: 220,000 Euro ku perfshihet dhe mobilimi cilesor dhe modern.