Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1 në shitje, në një ndër vendodhjet e preferuara të kryeqytetit, afër me Parkun Olimpik, Liqenin Artificial të Tiranës, stadiumit “Selman Stërmasi”, me dalje në rrugën "Sulejman Delvina" dhe në unazën e vogël, etj. Në këtë zonë ndodhet një rrjet i konsiderueshëm institucionesh arsimore, shoqërore, tregtare, etj.

Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojrash për femijë, bar/kafe, restorante etj.

Apartamenti ndodhet në një godinë të vitit 2003 me rifinitura të mira dhe me ashensor. Ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës për arsye të orientimit jug, ka sistem ngrohje-ftohje me kondicioner në të gjitha dhomat. Dhoma e ndenjes është e shtruar me pllaka ndërsa dhomat e gjumit janë të shtruara me parket. Është shumë i mirëorganizuar nga ana e funksionalitetit.

Apartament 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 103.7 m2 (bruto 120.1 m2), kati i 8-të i fundit me orientim jug. Organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie + ballkon, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi dhe tualet dite.

Shitet i mobiluar dhe është një mundësi shumë e mirë banimi ose investimi.

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 260,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 8
Katet: 8
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 103 m2
Sip. Totale: 120 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2003
Referenca: INF1861
Vendndodhje
Whatsapp