Projekti me i ri multifunksional elitar në zemër të Tiranës “Downtown One” është një destinacion ideal për të jetuar, punuar dhe zhvilluar biznesin tuaj dhe ofron një pafundësi zgjedhjesh të përshtatura për ju. Downtown One lidhet drejtpërdrejt me akset kryesore, me unazën e vogël, vetem 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me intisitucionet qendrore shteterore, vendore dhe financiare. Zona ofron zona te dedikuara per kembesore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime, destinacione argëtimi etj.
Downtown One ofron gjithçka qe ju nevojitet, qendër fitnesi dhe spa, salla konferencash dhe seminaresh, bar/restorant, kënd argëtimi për fëmijë, arkitekturë moderne dhe cilësi elitare ndërtimi, sistem qëndror ngrohje-ftohje-ventilim, sistemi Smart-Home, siguri 24 orë siguri dhe monitorim me kamera, mirembajtje e ambienteve të përbashkëta etj.
Downtown One ofron apartamente elegante, zyra komode, ambjente komerciale (dyqane), parkime dhe depo. Për të garantuar privatësinë e rezidentëve dhe funksionalitetin e bizneseve dhe hapësirave komerciale, Downtown One do të ketë recepsione të ndara për apartamentet dhe për zyrat. Janë parashikuar të vendosen 14 ashensorë të markave më të sigurta dhe 1 shkallë lëvizëse.
Apartament 2+1+2 me qira me sipërfaqe neto 115 m2 (bruto 150 m2), kati i 24-të, me orientim jug-lindje. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, dhomë gjumi dhe tualet dite.
Çmimi përfshin dhe parkimin.