Apartament 2 + 1 për qira, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës dhe parkut te Liqenit, ne Rrugen “Budi”, afër me rrugën e “Elbasanit”, me akses të lehtë për në qendër , në një nga zonat më të preferuara në Tiranës. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shoqëror, tregtar dhe disa institucione shtetërore e arsimore.
Zona është një zonë shumë e qetë e cila ofron supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe biçikleta, etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat ekzistues pa ashensor, me rifinitura të mira, ka sistem kondicionimi ngrohje-ftohje në secilën dhomë dhe është i mobiluar rishtazi me të gjitha pajisjet e nevojshme.
Apartament 2+1 me qira, me sipërfaqe 80 m2, kati i 2-të, me orientim jug. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale, dhomë gjumi për femijët, tualet dhe ballkon i mbyllur.
Çmimi është bruto.