Apartament 3+1 në shitje në një ndërtim të ri elitar që po ndërtohet në një nga zonat më të më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, e cila njihet për jetën e gjallë urbane, densitetin e lartë të bizneseve elitare dhe të klientëve potencial. Ka vendodhje shumë të mirë pranë ish-Bllokut dhe vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga Sheshi “Skënderbej” dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, bankare.
Zona ofron shërbime të ndryshme si markete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Godina e re elitare në të cilën ndodhet prona është 10 kate me 4 kate nëntokë, 4 ashensorë dhe do të ofrojë punime cilësore, rifinitura shumë të mira, vetrata dhe dritaret do të jenë dopio xham, fasada e ventiluar me veshje HPL dhe pllake.
Apartament premium në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 182.62 m2 (bruto 206.36 m2), kati i 6-të teknik me orientim jug. Organizohet nga 2 ambiente ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Apartamenti është bashkim i dy apartamenteve 1+1 dhe 2+1 ngjitur me njëri-tjetrin.
Ofrohen për shitje dhe dy poste parkimi me vlerën 80,000 Euro secili në katin -2.
Mundësi shumë e mirë banimi ose investimi pasi mund të shiten bashkë ose të ndarë veç.
Përfundon në vitin 2027.