Pershkrimi i Prones

Vilë 4 kate në shitje, e cila ndodhet pranë shkollës së mesme “Partizani”, në një nga zonat më të qeta të Tiranës, fare pranë qendrës së kryeqytetit dhe Pazarit të Ri. Zona është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.

Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.

Vila ofron rifinitura shumë të mira, ka sistem kondicionimi në çdo dhomë, mobilim modern, është i shtruar me parket, tualet me dritare etj.

Vilë 4 kate në shitje me sipërfaqe totale ndërtimi 600 m2 + sipërfaqe oborri 20 m2, me orientim veri-jug-lindje-perëndim. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrënie + gatim, 2 dhoma gjumi, tualet dhe oborr dhe ka hyrje të veçantë. Kati i parë organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi dhe tualet. Kati i dytë organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon i madh. Kati i tretë organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie,2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon i madh.

Ofron mundësi parkimi për 3 makina para godinës.

Shitet e mobiluar me të gjitha pajisjet.

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,050,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 4
Ashensor: Jo
Sip. Totale: 600 m2
Dhomat e gjumit: 8
Tualetet: 4
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2005
Referenca: INF1893
Vendndodhje
Whatsapp