Pershkrimi i Prones

Apartament 4+1 në shitje, me një vendodhje strategjike në rrugën “Faik Konica”, afër me bar/kafe Venecia, pranë Stadiumit “Air Albania” dhe vetëm 10 m nga gjelbërimi dhe ajri i pastër i Parkut Kombëtar të Tiranës. Një ndër zonat më të zhvilluara dhe me kërkesë të lartë banimi dhe zhvillim biznesi, e organizuar shumë mirë me rrugë nga të katër anët, që të nxjerrin shumë lehtë si në qendër edhe në unazë.

Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe biçikleta, etj.

Apartamenti ndodhet në një objekt të vitit 2026 me 2 ashensorë, privatësi, godinë që ka vetëm 33 apartamente, cilësi të lartë ndërtimi, komunitet të përzgjedhur, mirëmbajtje cilësore të ambienteve të prbashkëta etj.

Apartament 4+1 në shitje, me pamje shumë të bukur nga Parku Kombëtar i Tiranës, me sipërfaqe neto 252 m2 (bruto 284 m2), kati i 7-të, me orientim jug-perëndim-veri. Organizohet nga holl + korridor në hyrje, ambient i madh ndenje me dalje në ballkon + gatim + ngrënie me dalje në ballkon dhe me ndriçim natyral, depo ushqimore, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare, 3 dhoma gjumi (njëra me tualet brenda), tualet dite dhe lavanderi.

Shitet pa rifiniturat e brendshme.

Ofrohen për shitje dhe 2 parkime me vlerë 100,000 Euro në katin -1.

Pronë e veçantë që rrallë dalin në treg.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,100,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 4+3
Kati: 7
Katet: 8
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 252 m2
Sip. Totale: 284 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 3
Mobilimi: E pa mobiluar
Viti i ndertimit: 2026
Referenca: INF1896
Vendndodhje
Whatsapp