Apartament 4+1 në shitje në një nga zonat më të reja dhe shumë të preferuara për banim për shkak se ka ajër të pastër dhe shumë gjelbërim. Ka akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe të Tiranës dhe ndodhet shumë afer me Parkun e Madh të Liqenit, ngjitur me Kopshtin Zoologjik si dhe afër me Kopshtin Botanik. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, biçikleta, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.
Apartamenti ndodhet në një godinë të vitit 2016 me ashensor. Ofron punime shumë cilësore, ambienti i ndënjes, gatimit, dyert dhe dhomat e gjumit janë të përbëra nga druri i bardhë, është i shtruar me parket druri cilësor, korridori i veshur me mermer elegant klasik e modern, tualetet me dru dhe mermer. Ka sistem chiller Daikin, ngrohje nga dyshemeja në të gjitha tualetet. Pajisjet e kuzhinës e tualeteve janë incaso. Depozitë uji 3 ton.
Apartament 4+1 në shitje me pamje shumë të bukur nga Liqeni Artificial i Tiranës, me sipërfaqe neto 176 m2 (bruto 200 m2), kati i 5-të. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie (tavolinë e madhe për 8 persona) me dalje në ballkon, kuzhinë e veçuar me dalje në ballkon dhe ndriçim natyral, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dalje në ballkon, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe korridor shpërndarës ku ka dhe një raft për këpucët në hyrje.
Çmimi i apartamentit 520,000 Euro + 2 poste parkimi + depo të mbyllura në katin -1 me derë elektrike me çmim 60,000 Euro = 580,000 Euro.
Depo ka karikues për makinat elektrike.
Me çertifikatë pronësie.