Dyqan në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, afër me bar/kafe Venecia, pranë Stadiumit “Air Albania” dhe vetëm 10 m nga gjelbërimi dhe ajri i pastër i Parkut Kombëtar të Tiranës. Një ndër zonat më të zhvilluara dhe me kërkesë të lartë banimi dhe zhvillim biznesi, e organizuar shumë mirë me rrugë nga të katër anët, që të nxjerrin shumë lehtë si në qendër edhe në unazë.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe biçikleta, etj.
Objekti ku ndodhet dyqani për shitje ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndriçim natyral dhe jetesë në komunitet të përzgjedhur.
Dyqan në shitje në një vendodhje strategjike, me sipërfaqe totale neto 612 m2, kati përdhe, me visibilitet të lartë reklamimi dhe lartësi mbi 5 M. Aktualisht është i dhënë me qira afatgjatë.
Është i përshtatshëm për zyra, dyqan, bar/kafe, showroom, restorant, supermarket, qendër estetike, klinike dentare ose mjeksore, ambiente banke, etj.
Mundësi shumë e mirë për të pozicionuar biznesin tuaj ose për investim afatgjatë.
Me çertifikatë pronësie.