Pershkrimi i Prones

Apartament 3+1 me pamje nga deti në shitje, i pozicionuar në bregdetin Shqiptar, në një zonë të veçantë dhe elitare, vetem 50 m nga deti, në plazhin e mrekullueshëm të Drimadhes në detit Jon, në mes te pyllit bregdetar me bimësi të shumllojshme, është vendi ideal për të pushuar dhe për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit.

Apartamenti ndodhet në një godinë të re 4 katëshe me ashensor. Ka rifinitura shumë të mira dhe cilësore, mobilim tepër cilësor, veshja e mureve është e bërë me dry, dyshemeja e shtruar me pllakë porcelani dhe tapete klasike dhe tualeti me pllaka gres porcelanat, tavan gipsi, kondicionim tavanor, perdet me ndriçim dhe komandim tepër profesional. Është i gjithi i kompletuar, me piktura muri, peshqir, carcaf, etj gati për banim.

Apartament 3+1 me pamje nga deti në shitje, me sipërfaqe neto 114 m2 + sip. përbashkët 17.1 m2 + sip. verande 34.8 m2 (bruto 165.9 m2), kati i 3-të i fundit, me orientim jug-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie + dhomë gjumi të lidhur me shkallë të brendshme dhe tualeti, dhomë gjumi + tualet + verandë e madhe me pamje nga deti, dhomë gjumi + tualet + ballkon.

Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet.

Apartamenti është projektuar i ndarë ne 3 apartamente të tipit garzoniere, me tualetet perkatese, kuzhinën, fjetjen dhe ballkonet. Të përshtatshme për një familje të madhe ose për ti përdorur si biznes në Airbnb.

Ofrohen 2 poste parkimi të mëdha me vlerë 90,000 Euro në katin përdhe, por mund të vendosen dhe 3 makina.

Çmimi i apartamentit 903,000 Euro + parkimet 90,000 Euro = 993,000 Euro

Detajet e Prones

Cmimi €: 903,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: 3+3
Kati: 3
Katet: 3
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 114 m2
Sip. Totale: 165 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Viti i ndertimit: 2026
Referenca: INF1943

Karakteristikat

Pamje nga deti
Vendndodhje
Whatsapp