Pershkrimi i Prones

Vilë 2-katëshe në shitje, me një vendodhje shumë të mirë dhe akses të menjëhershëm me Unazën e madhe të Tiranës, pranë gjelbërimit dhe ajrit të pastër që ofron Mali i Dajtit si dhe pranë zonës së Freskut.

Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.

Vila është rikonstruktuar plotësisht në vitin 2024. Përbëhet nga 2 apartamente të pavarura dhe lidhen me njëra-tjetrën me shkallë të jashtme. Disponon 2 sahate uji me depozita të pavarura, 2 sahate elektrike, panel diellor 300L, kondiconim qendror, sistem kamerash, sistem kapot dhe drenazhim perimetral.

Vilë 2-katëshe në shitje, me sipërfaqe ndërtimi 314 m2 + sipërfaqe trualli 750 m2 (nga të cilat rreth 250 m2 janë te shtruara dhe të sistemuara me gjelbërim). Organizohet nga 8 dhoma gjumi, 2 sallone të mëdha, 2 kuzhina dhe 5 tualete. Kati përdhe është totalisht i mobiluar + verandë 35 m2 ndërsa kati i parë është gjysmë i mobiluar me hyrje të veçantë me shkallë të jashtme. Në oborr disponon dhe një objekt shtesë 33 m2 si barbecue, magazine dhe tualet.

Ofron parkim për 4 makina.

Është e përshtatshme për 2 familje, banim + investim ose dhënie me qira të apartamenteve veçmas.

Çmimi 65,000,000 ALL.

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 700,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 2
Sip. Totale: 314 m2
Sip. Toke: 750 m2
Dhomat e gjumit: 8
Tualetet: 5
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF1944
Vendndodhje
Whatsapp