Pershkrimi i Prones

Apartament në shitje 1+1, i cili ka vendodhje shumë të mirë tek rruga “Sulejman Delvina”, në një zonë elitare dhe nga më të preferuarat të kryeqytetit për të jetuar, pranë zonës së “Ish-Bllokut” dhe “Parkut të Liqenit” dhe me dalje direkte në disa nga arteriet kryesore hyrse e dalëse të Tiranës, unazën e vogel dhe unazën e madhe. Ndodhet pranë me disa nga institucionet më të larta shtetërore, arsimore dhe kulturore.

Zona ofron të gjitha sherbimet e nevojshme sic janë supermarketet, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta, etj.

Prona ndodhet në një godinë 8 katshe ekzistuese dhe ashensori është vendosur i ri. Apartamenti ka kubature te rregullt dhe është shumë funskional, gjithashtu ofron dhe dritë natyrale.

Apartament 1+1 në shitje me sipërfaqe neto 79 m2 (bruto 84 m2), kati i 6-të me orientim veri. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi dhe tualet me dritare.

Shitet plotësisht i mobiluar.

Mundësi shumë e mirë banimi ose investimi.

Detajet e Prones

Cmimi €: 225,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 1+1
Kati: 6
Katet: 8
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 79 m2
Sip. Totale: 84 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Viti i ndertimit: 2004
Referenca: INF1947
Vendndodhje
Whatsapp