Apartament 1+1 në shitje, i cili ndodhet pranë shkollës së mesme “Partizani”, në një nga zonat më të qeta të Tiranës, fare pranë qendrës së kryeqytetit dhe Pazarit të Ri. Zona është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat ekzistues. Ofron rifinitura shumë të mira, vetrata termike alumini, kondicionim Daikin, elektroshtëpiake Bosch, tavane gipsi, parket druri, ndriçim profesional, grila dhe tendë me elektromotorr.
Apartament 1+1 në shitje me sipërfaqe neto 60.17 m2 + sipërfaqe shtesë 16 m2 (bruto 76.17 m2), kati i 6-të me orientim perëndim. Organizohet nga ambient ndenje, gatim + ngrënie i veçuar, dhomë gjumi dhe tualet me dritare.
Mundësi përshtatje dhe në 2+1.
Shitet komplet i mobiluar.