Pershkrimi i Prones

Jepet me qira zyrë, në qendër të Tiranës, fare pranë me sheshin Skënderbej. Një ndër zonat më të kërkuara dhe më elitare për të zhvilluar biznes. Vetëm me rrugë këmbësore lidhesh lehtësisht me akset kryesore të kryeqytetit, Bulevardin Qendror, Bulevardin Dëshmorët e Kombit etj, si dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet kryesore shtetërore, arsimore dhe kulturore.

Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, bicikleta, qendra tregtare, shkolla, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.

Godina ku ndodhet zyra, është një nga qëndrat e biznesit më cilësore të qendrës së Tiranës. Ofron 2 ashensor, shkallë emergjente, mirëmbajtje elitare dhe pamje shumë të bukur të qendrës së kryeqytetit.

Zyrë me qira me sipërfaqe bruto 96 m2, kati i 10-të. Organizohet nga 2 ambiente për zyrë dhe 2 tualete.

Çmimi është bruto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,960 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 10
Ashensor: Po
Sip. Totale: 96 m2
Tualetet: 2
Referenca: INF1962
Vendndodhje
Whatsapp