Apartament 3+1 me qira i cili ka një vendodhje strategjike, me akses direkt në unazën e vogël, bulevardin “Zhan D’ark”, zonën e “Brrylit”, afër me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, Komisariatin e Policisë Nr. 1, etj.
Zona është mjaft e kerkuar për banim, pasi ka akses të lehtë me qendrën dhe disa nga akset kryesore rrugore të Tiranës. Vendodhja e prones ka një rrjet të mirefilltë tregtar, shoqëror, shkollor dhe shërbime të tjera.
Apartament 3+1 me qira, me sipërfaqe bruto 157 m2, kati i 5-të, me orientim veri-lindje. Organizohet nga ambient i madh ndenje, gatim + ngrënie e veçuar, 3 dhoma gjumi, 2 tualete (njëri me dritare) dhe ballkon.
Në çmim përfshihet dhe parkimi poshtë ndërtesës.