Vilë individuale 2 kate + bodrum në shitje, në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash farë pranë qendrës tregtare “Tirana East Gate”, me dalje direkte në Unazën Lindore dhe aksin Tiranë-Elbasan.
Zona ku ndodhet vila ka pasur një zhvillim shumë të madh dhe ofron larmishmëri shërbimesh dhe facilitetesh të cilat mundësojnë një jetesë sa më të mirë dhe komode. Ka pranë qendrën tregëtare “TEG” me shërbime të ndryshme si “Interspar”, “Neptun”, “Jumbo”, ATM të ndryshme, “ZARA”, “Cineplexx”, “Max Optika”, “Lavazza”, “Burger King”, etj. Ka gjithashtu disa institucione arsimore si “World Academy of Tirana”, “Tirana International School”, “Kings Tirana” dhe Shkolla 9-vjeçare Lundër. Në zonën e Lundrës ndodhen disa restorante të njohura si “Nari Lundër” dhe “Long Hill Restaurant” etj. Ka në afërsi hotele si “Metro Hotel Terminal” dhe “Mai Tai Resort”.
Rezidenca ofron siguri 24 orë, cilësi ndërtimi, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajer të paster, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet etj.
Prona ofron rifinitura shumë të mira, fasadë të ventiluar, ka mobilim modern, e shtruar me parket druri, kondicionim, oxhak funksional me dru, tavane gipsi, ndriçim profesional dhe oborr i gjelbëruar dhe i sistemuar.
Vilë individuale 2 kate + bodrum në shitje me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 + sipërfaqe parcele 366 m2, me orientim jug-lindje-perëndim. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie + oxhak funksional me dalje në oborr dhe tualeti. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare, 2 dhoma gjumi + garderobë, tualet dite me dritare dhe 3 ballkone. Bodrumi organizohet nga garazhi për dy makina, ambient teknik dhe depo/lavanderi.
Shitet totalisht e mobiluar.
Me çertifikatë pronësie.